Interi fiton në transfertën ndaj Parmës, dhe merr rrugën e “arratisë” drejt titullit (VIDEO)

201
Sigal

Interi ka marrë një tjetër fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Parmën në transfertë 1-2. Për skuadrën e Antonio Contes kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në Serie A, duke konfirmuar formën fantastike të tyre.

45 minutat e para nuk sollën gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Interi e nisi mirë pjesën e dytë, kur në minutën e 54-të Romelu Lukaku dha asist për Alexis Sanchez i cili realizoi për 0-1. Tetë minuta më vonë, përsëri dyshja ofensive e Interit doli në aksion për ta dyfishuar epërsinë e zikaltërve. Lukaku dha asist përsëri, ndërsa Sanchez shënoi golin e dytë personal në këtë takim, duke i krijuar epërsi komode skuadrës së tij.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan rezultatin në minutën e 71-të me Hernanin.

Me këtë fitore, Interi vazhdon kryesimin në Serie A me 59 pikë pas 25 ndeshjeve, 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.

Goli i Hernani 1-2 :

Goli i Alexis Sanchez 0-2 :

Goli i Alexis Sanchez 0-1 :