Skënderbeu-Teuta, “binjakët” e Superligës

540
Sigal


Kampionët në fuqi fituan me dhjetë lojtarë ndaj Laçit (2-1). Durrsakët mposhtën 3-2 Vllazninë

Spektakël në Kavajë në Teuta-Vllaznia (3-2) dhe “replay” i kënaqësisë futbollistike edhe në Korçë, në Skënderbeu-Laçi. Dy fitore të vuajtura të bashkëkryesuesve të Superligës, në ndeshjet e javës së 7-të, e që i mban kampionët dhe durrsakët në kuotën e 15 pikve. Nga kjo javë ka mbetur pa u luajtur supersfida Partizani-Tirana, e programuar për më 12 tetor në “Qemal Stafa”. Teuta është ekipi i vetëm që s’ka humbur në këto shtatë javë (4 fitore dhe 3 barazime), ndërkohë që Skënderbeu është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje, 5 (katër rresht).

TEUTA-VLLAZNIA 3-2

Emocione dhe pesë gola në Kavajë. Përmbysje rezultati dhe dy sopjeta: një për Daniel Xhafajn e Teutës dhe një tjetër për kroatin e Vllaznisë, Tomislav Bushiç. Xhafaj, lojtari më i vjetër në moshë në këtë sezoni – vlonjati është 36 vjeç e disa muaj – është dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me gjashtë gola të realizuar në shtatë ndeshje, i ndjekur pikërisht nga blerja verore e Vllaznisë, Bushiç, që me pesë golat e tij ka dhënë një kontribut të vlefshëm te skuadra nga “Loro Borçi”. Vllaznia pësoi humbjen e dytë rresht në harkun e tri ditëve, pas asaj me Skënderben në “Loro Boriçi” (3-1), duke qenë tani në vendin e katërt. Pika kyçe e ndeshjes mund të konsiderohet aktivizimi i Mancakut nga trajneri Magani, në kohën kur rezultati ishte 2-1 për kuqeblutë. Nga këmbët e veteranit durrsak gatuhen dy golat e përmbysjes, ai i Nikës dhe më pas i Xhafajt. Kronika e ndeshjes – më mirë e golave – ofron Daniel Xhafajn me golin e tij të parë në minutën e 18-të, që mbyll dhe pjesën e parë.. Udhëzimet e trajnerit Canaj në pushim të ndeshjes paraqitë një Vllazni më agresive, që sjelle edhe barazimin në minutën e 54-t nga sulmuesi Bushic, Kroati kaloi në avantazh (2-1) Vllazninë në avantazh Bushic në minutën e 62-të, pas një gafe të portierit Rizvani. Ansi Nika barazoi shifrat në minutën e 73-të, ndërkohqë dhjetë minuta më pas, Daniel Xhafaj, falë asistit të veteranit tjetër Bledar Mancaku vulosi fitoren 3-2.

SKENDERBEU-LAÇI 2-1

Skënderbeu e nisi ndeshjen pa kapitenin Bledi Shkembi, me korçarin që vuante nga në dëmtim në kavilje, por i aktivizuar si “emërgjencë” në mesin e pjesës së dytë. Në minutën e 6-të realizon një goditje të bukur të kroatit Marko Radash, ndërsa zhytet të zotërojë topin Bakaj, por pa e rrokur dot atë. Topi i shpëton nga duart portierit kurbinas, ndërkohë që ndërhyn shpejt Arapi, i gjendur në pozicionin e duhur, dhe e shtyn topin për në rrjetë. Në minutën e 24-t, Amarildo Dimo përfiton nga hezitimi i prapavijës kurbinase, tejet statike, dhe shënon golin e dytë, duke i qetësuar të tijtë, që e kanë vënë në shina të sigurta fitoren. Në minutën e 37-të, Ribaj gjuan fuqishëm nga jashtë zone, por topi ndalet në tranversën e portierit të Laçit, Edvan Bakaj. Laçi reagoi fuqishëm në pjesën e dytë dhe shënoi më anë të kapitenit Erjon Vuçaj në minutën e 50-të. Në minutën e 73-të, mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj merr kartonin e dytë të verdhë dhe kësisoj të kuqin, duke i lënë kuqebardhët me një lojtar më pak në fushën e blertë. Kur pritej që kapiteni të rregullonte diçka në mesfushë, ky repart humbet një forcë cilësore, duke i dhënë mundësi kurbinasve të fitojnë më shumë terren dh eta vënë seriozisht në rrezik portën e Shehit. Vucaj dhe Bërkiç tentojnë me të gjitha mënyrat për të shënuar golin e barazimit, por “gardiani” korcar tregon aftësitë e veta, duke evituar golin e dytë. Juglindorët marrin kësisoji tri pikë të cmuara, por mjaft të vuajtura nga reagimi i fuqishëm i miqve në 45 minutat e dyta, duke ruajtur kreun dhe mos lejuar durrsakët të shkëputen prej tyre. Të shtunë, Kastrioti fitoi 2-0 me Lushnjën; Bylisi barazoi 1-1 me Kukësin, tashmë të drejtuar nga trajneri Naxhi Shensoi, me kosovarin që sezonin e kaluar drejtonte ballshitët. Besa arriti fitoren e parë në kampionat, duke mundur 2-0 Flamurtarin. Kampionatin e kryesojnë Skënderbeu dhe Teuta (të dyja nga 15 pikë), ndërsa në katër vendet e fundit, që të çojnë në Kategorinë e Parë janë: Besa (4), Flamurtari (5), Tirana (7) dhe Lushnja (8). Java e 8-të do të luhet, më 15 tetor pas dy ndeshjeve të  Kombëtares me Zvicrën dhe Qipron.

Kategoria Superiore,

Java VII

Dje,

SKËNDERBEU-LAÇI 2-1

Golat: Arapai 6’, Dimo 24’ / Vucaj 50’

TEUTA-VLLAZNIA   3-2

Golat: Xhafaj 18’, 83’, Nika 73’ / Bushic 54’, 61’

Të shtunën

KASTRIOTI-LUSHNJA 2-0

Golat: Ferraj 16’, Malindi 78’

BYLISI-KUKËSI 1-1

Golat: Izucuku 90+2’ / Popovic 90+1’

BESA-FLAMURTARI 2-0

Golat: Sefa 25’, Guri 62’

12 TETOR

PARTIZANI-TIRANA (20:00)

RENDITJA

1    Skënderbeu 7    +5   15

2    Teuta      7    +5   15

3    Partizani  6    +3   11

4    Vllaznia   7    +4   10

5    Laçi       7    -2   10

6    Bylis      7    +2   9

7    Kastrioti  7    -1   9

8    Kukësi     7    -2   8

9    Lushnja    7    -3   8

10   Tirana     6    -4   7

11   Flamurtari 7    -2   5

12   Besa       7    -5   4

Mesfushori shqiptar 18-vjeçar i Mançester Junaitid debutoi dy gola kundër Sanderlendit

 Anglia kërkon Adnan Januzaj

 Mesfushori shqiptar i Mançester Junaitid Adnan Januzaj po mbahet nën vëzhgim nga Anglia. Është vetë trajneri i “tre luanëve”, Roj Hodxhson që e bëri të ditur, gjatë komenteve të tij në rubrikën sportive të BBS-së, “Match of the Day” (Ndeshja e ditës). 18-vjeçari, me baba kosovar dhe me nënë turke, por i lindur në Belgjikë, shënoi dy gola në debutimin e tij të plotë në fitoren 2-1 të United kundër Sanderlendit (me këtë skuadër ka luajtur Lorik Cana në sezonin 2009-2010). Januzaj është pjesë e “Old Trafford” që prej vitit 2011 dhe Hodgson ka deklaruar për “Match of the Day” që një ditë ai mund të luajë për kombëtaren Angleze. “Nuk ka asnjë dyshim që ai është një talent i madh dhe ne po e mbajmë nën vëzhgim por mbeten ende shumë gjëra për tu diskutuar”-tha Hodxhson. Ai ka qenë pjesë e Junaitid për një kohë shumë të gjatë dhe sigurisht që do ketë disa diskutime serioze përpara se të fillojmë ta konsiderojmë si tonin lojtarin. Januzaj i cili është me prejardhje nga Kosova ka të drejtën për të luajtur me disa kombëtare duke përfshirë këtu Belgjikën, Shqipërinë edhe Turqinë. Trajneri i Mançester Junaitid, David Moyes ka pranuar në një konferencë për shtyp mbas ndeshjes se federata e futbollit ka qenë në kontakt me Old Trafford rreth pranueshmërisë së Januzajt. Po ka disa mënyra që ai të ketë një mundësi për të përfaqësuar kombëtaren angleze –tha Moyes. Mendoj se ai ka shume mundësi zgjedhjesh për kombëtaren që do dëshiroj të luaj. Ndoshta ai ka tre ose katër kombëtare që dëshirojnë ta kenë të tyren Januzajn Sigurisht që ai është thirrur nga Belgjika disa herë por që ka zgjedhur të mos e pranojë kërkesën e tyre për momentin.Mendoj se kërkesa kanë ardhur edhe nga Shqipëria, Kroacia dhe nga disa kombëtare të tjera gjithashtu. “Ai është një talent i vërtetë”- shtoi Mojes Unë ja dhashë mundësinë e debutimit Uejnit edhe Ros Barklejt në Everton dhe Januzaj është me plot gojë i nivelit të tyre. Ai është një lojtar që ne e marrim shumë në konsideratë dhe unë jam munduar shumë që ta bëj pjesë të skuadrës atë këto javët e fundit por për arsye të ndryshme nuk është bërë e mundur kjo gjë”.

  RREGULLI I FIFA-s

Direktiva e FIFA është e qartë. Adnan Januzaj mund të luajë me Anglinë, me të cilën nuk ka lidhje (biologjike), vetëm nëse ka jetuar në atë vend për pesë vite rresht (Januzaj luan në Angli nga viti 2011) dhe mbush 18 vjeç në atë vend. Sipas ligjeve europiane, Januzaj mund ta marrë pasaportën angleze vetëm nëse mbush pesë vjet në atë vend. Pra, në vitin 2016. Panorama “angleze” është paksa e komplikuar për lojtarin e kërkuar nga Shqipëria, Belgjika dhe Turqia në nivel Kombëtaresh, por dhe nga Barcelona, Reali i Madridit dhe Juventusi në nivel klubesh.

 Kategoria e Parë

Pogradeci fiton me Albpetrolin

 Pogradeci fitoi 1- me Albpetrolin në Patos, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Takimi ishte i vleshmë për javën e 6-të të Kategorisë së Parë dhe u luajt në “Adush Muça” të Bylisit.

RENDITJA

 1    Apolonia   6    +9   14

2    Elbasani   6    +6   14

3    Pogradeci  6    +6   13

4    Butrinti   6    +5   10

5    Shkumbini  6    +0   10

6    Tomori     6    -1   10

7    Burreli    6    -1   9

8    Albpetrol  6    -1   6

9    Veleçiku   6    -4   6

10   Tërbuni    6    +0   5

11   Dinamo     6    -1   5

12   Himara     6    -4   5

13   Ada        6    -6   5

14   Luftëtari  5    -3   3

15   Mamurrasi  6    +1   2

16   Kamza      5    -6   2