Inspektorë të UEFA-s në stadium, derbi Tirana-Partizani ndikon te Liga e Konferencës

147
Sigal

Tirana-Partizani mund të vendosë finalen e Ligës së Konferencës ose mund të ndikojë për mirë apo për keq.

Në sfidën e ditës së hënë do të jenë të pranishëm në “Air Albania” inspektorë të UEFA-s. Ata do të ndjekin nga afër ndeshjen dhe do të shohin masat e sigurisë në impiantin e ri si dhe sjelljen e tifozëve në stadium.

Nga ana e FSHFsë klubeve u është njoftuar se janë nën monitorim dhe tifozët duhet të sillen në mënyrë shembullore. Shkurt, derbi është një nga provat gjenerale për finalen e fundsezonit.