Ilir Hoxha: Xhordi Gjoni, “princ” i mundjes greko-romake

Është i lindur dhe i stërvitur në Lezhë dhe sapo ka mbushur 18 vjeç, ndërkohë që arkivën e medaljeve e ka të tejmbushur me atë të një veterani në limite të karrierës. Shkak i këtij shkrimi u bë Ballkaniada e Mundjes, “Shkup 2024” ku Përfaqësuesja e jonë do të na krenaronte me “medaljen” e kampionit . Suksesi i porsaarritur  në Ballkaniadën e Mundjes të vetëm 4 ditëve më parë, do të rikonfirmonte edhe njëherë traditën e këtij sporti aq sa burrëror aq edhe shqiptarë.  “Gjoksi” i medaljeve të Përfaqësueses tonë kampione në këtë Ballkaniadë, mes t‘jerash do të “zbukurohej” edhe nga ajo e lezhianit  Xhordi Gjoni. Është vetëm 18 vjeç dhe për arsye të mungesës në konkurim të kësaj kategorie(18 vjeç) në k’si garash ai  konkuron me “veteranët” e 20 vjeçarëve, por kjo nuk e ka penguar që të jetë i “parrespektuar” me më të mëdhenjtë si në moshë ashtu edhe në kategorinë e peshës. Përtej të qenit si mundës i SK Beslidhja në disiplinën e mundjes Xhordi është edhe një nga sportistët permanent të Kombëtares së Mundjes  në stilin greko-romak .

“Chrescendo” e rrezultateve të lezhianit të mundjes e ka zanafillën tek pasioni i tij për mundjen, ndërsa rrezultatet  janë ato të disa viteve mbi moshën reale.  E përfaqëson Lezhën dhe Shqipërinë duke qenë pjesmarrës dhe fitues i disa garave kombëtare dhe ndërkombëtare.  Rrezultatet dhe arritjet e lezhianit janë të suksesëshme në vite, por viti  2023 do të ishte viti i shpërthimit të tij. Edhe pse në një moshë të re mundësi “greko-romak”  do ti rreshtonte sukseset që në krye të herës të ballafaqimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.  Vetëm 16 vjeç do të rrëmbente medaljen e kampionit në Kupën e Shqiperise  në kategorinë e moshës U 17,  në stilin  greko-romak. Në Nëntor të po këtij viti  2022 , gjoksi i shtatëmbëdhjet vjeçarit do të “zbukurohej” me medaljen e kampionit në Kampionatin Mbarëkombëtar. Sukseset dhe paraqitja e “princit” Gjoni do të tejkalonte moshën duke u shpallur nënkampion për të rritur në Shkurt të 2023. Në po këtë vit do të merrte medaljen e argjendt në Kampionatin Kombëtar,  për U 20 vjeçarët dhe për peshën 67 kg. Ndërkohë që do të përfaqësonte Shqipërinë në  Kampionatin Ballkanik në Greqi në maj 2023, si dhe në Kampionatin Europian në Qershor 2024  për ta mbyllur “sagën” e medaljeve vetëm disa ditë më parë në Kampionatin Ballkanik “Shkup 2024”, aty ku u rendit në vendin e tretë.

Sigal

Sukseset e deritanishme nuk janë vetkënaqësi për mundësin “minor” por motiv për të arritur majat e mundjes kombëtare dhe pse jo të nderoj Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare duke u përfaqësuar me shqiptarë “bio” të cilët vvendiit tonë nuk I mungojnë.