I zhgënjyer me aktivizimin e paktë, Bale refuzon grumbullimin për ndeshjen e radhës

280
EAST RUTHERFORD, NJ - JULY 26: Gareth Bale of Real Madrid during the 2019 International Champions Cup match between Real Madrid and Atletico de Madrid at MetLife Stadium on July 26, 2019 in East Rutherford, New Jersey. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)
Sigal

Reali i Madridit mposhti Villarealin mbrëmjen e të enjtes dhe siguroi titullin e 34-t kampion në histori një javë para fundit të kampionatit, por duket se jo të gjitha gjërat shkojnë mirë në kampin madrilen.

Kjo pasi sulmuesi uellsian Gareth Bale ka shkatërruar çdo lloj komunikimi me trajnerin Zinedine Zidane dhe i zhgënjyer nag aktivizimi i paktë që prej rifillimit të kampionatit, ka refuzuar të udhëtojë drejt Leganesit me skuadrën.

Në fakt sulmuesi 31-vjeçar ka luajtur vetëm 100 minuta në ndeshjet që Reali ka zhvilluar që prej muajit qershor dhe kjo e ka zhgënjyer tej mase, ndaj ka refuzuar të udhëtojë dhe të luajë në një ndeshje pa rëndësi për “Los Blancos”.

Pasi refuzoi shitjen verën e kaluar dhe i dha një tjetër shans për të bërë paqe me Zidane, Florentino Perez duket i bindur të lirojë uellsianin Gareth Bale këtë verë, për të shpëtuar prej pagës së tij të majme plot 17 milionë euro në sezon.