Familja e Ronaldos falënderon tifozët e Liverpoolit: Nuk do ta harrojmë kurrë!

143
Sigal

Familja e Kristiano Ronaldos ka falenderuar tifozët e Liverpoolit pas mbështetjes së jashtëzakonshme që ata dhanë për portugezin dhe partneren e tij pas vdekjes të djalit të tyre të porsalindur. Sulmuesi i Manchester United nuk luajti në ndeshjen e ditës së martë ku skuadra e tij u mund 4-0 nga “The Reds”.

Të gjithë tifozët kënduan së bashku ‘You’ll Never Walk Alone’ në minutën e shtatë të ndeshjes së mbrëmshme midis dy skuadrave. Motrat e Ronaldos dhe nëna e tyre Dolores Aveiro falenderuan tifozët e kuq duke deklaruar në rrjetet sociale se nuk do e harrojnë kurrë gjestin e tyre.

Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se po prisnin binjakë dhe Xheorxhina zbuloi se ajo mbante brenda vetes një djalë dhe një vajzë, por fatkeqësisht, vogëlushi nuk ka mbijetuar dot gjatë procesit të lindjes.