VIDEO/ Hummels ndëshkohet padrejtësisht me të kuq, rrjeti ‘tallet’ me simulimin e sulmuesit të Ajax

168
Sigal

Futbollisti i Dortmund, Mats Hummels u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Ajax.

Ky karton i kuq ngjalli shumë debate, pasi ndërhyrja e mbrojtësit gjerman nuk ishte as për faull.

Mats Hummels rrëshqiti ndaj sulmuesit të Ajax Antony, pas së cilës u ndëshkua direkte me karton të kuq.

Reagimi i të riut brazilian ishte i mahnitshëm. Edhe pse Hummels nuk e “goditi”, Antony u rrotullua si të kishte pësuar një dëmtim të rëndë.

Videoja u postua menjëherë në rrjetet sociale dhe shumë filluan të tallen me lojtarin e Ajax.