I jepet lamtumira e fundit mes lotësh futbollistit Antonio Reyes

460
Sigal

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit, futbollistit Jose Antonio Reyes, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik automobilistik ditën e shtunë.

Arkivoli i ish-yllit të Sevillës u mbajt në rrugët e qytezës jug-perëndimore të Spanjës, Utrera, që ka qenë edhe vendlindja e tij.

Më pas, arkivoli u dërgua edhe në Kishën “Santa Maria”, ku njerëz të shumtë në numër kishin shkuar për të respektuar të ndjerin.

Duartrokitje të shumta për Reyesin filluan pasi u mbajt edhe heshtje për disa momente, ndërsa të pranishmit thërrisnin edhe “Reyes kampion”.

Momente të vështira për shumë nga familjarët, lotët e të cilëve nuk ndaleshin dot.

Më pas, arkivoli i tij u çua në varrezat e qytetit, ku u varros në prani të familjarëve dhe miqve të tij më të afërt.