I jashtëzakonshëm Briken Calja, 1 medalje ari dhe 2 argjendi në Botërorin e Peshëngritjes

177
Sigal

Briken Calja ka shkruar historinë në Tashkent të Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, ndërsa medalje argjendi  në shtyje dhe dygarësh.

Calja është shpallur kampion i botës në peshën 73kg në stilin e shkëputjes, gjatë garave të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, event që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Pas triumfit në stilin e shkëputjes me 156kg, ai zuri vendin e dytë në stilin e shtytjes, ku ngriti 186kg.

Për pasojë, ai e mbylli në vendin e dytë edhe në dygarësh, me 342kg, duke fituar kështu një medalje të artë dhe dy të argjendta.

Briken Calja e nisi stilin e shtytjes me 182kg, provë të cilën e realizon me sukses.

Më pas, shtangisti kuqezi synon të ngrejë 186kg dhe është sërish i suksesshëm, duke ia dalë mbanë. Në provën e tretë, Calja tenton 190kg, por pa sukses.

Kjo ishte prova e parë dhe e vetme e humbur prej tij në këtë botëror, që i dha medaljen e argjendtë.

Kjo i kushtoi të artën edhe në dygarësh, ku u mund nga iraniani Abdullah me vetëm 1kg më shume (343kg në dygarësh për aziatikun).

Në këtë stil, Erkand Qerimaj e nis konkurrimin me 180kg, peshë të cilën nuk e realizon në provën e parë.

Gjithsesi, ai ia del mbanë të ngrejë këtë peshë në provën e dytë.

Në përpjekjen e tretë, Qerimaj tenton të ngrejë 183kg, por pa sukses, duke u klasifikuar në vendin e katërt në stilin e shtytjes. Edhe në dygarësh ai u rendit në vendin e katërt, duke humbur podiumin vetëm për 1kg.

Një paraqitje e shkëlqyer e shtangistëve kuqezinj në këtë turne, që korrën medaljen e para dhe ngritën flamurin kuqezi në podium.

Një ditë më parë pat garuar edhe Evangjelia Veli në peshën 55kg, ku u rendit e katërta në stilin e shkëputjes.

Dy shtangistët e fundit në garë janë Daniel Godelli e Krenar Shorja.