Humbja ndaj Tiranës, Mehmeti: Kishim mungesë personaliteti

26
Sigal

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, theksoi se humbja 3-2 në derbi ndaj Tiranës erdhi vetëm si pasojë e vetëkënaqësisë së lojtarëve të tij kur kaluan në shifrat 2-0.

“Normalisht që më vjen shumë keq, sepse që në momentin që ishim në 2-0, atëherë mendoj se aty filloi kthesa. Vetëkënaqësia e lojtarëve dhe sidomos në linjat e qendrës së mesfushës kishim probleme. Duhet ta kishim menaxhuar shumë më mirë, me më shumë besim dhe të mos i jepnim iniciativë, pësuam gola shumë naiv, nga mosfanatizmi në zbatimin e detyrave, në gabime individuale. Na mungon lojtari me eksperiencë sidomos në linjën e mesfushës, që dinë të menaxhojnë mbajtjen e topit, vetëm Andoni është. Loran është i majtë dhe e kam përshtatur. Këto nuk janë justifikime, por të vjen keq se me gabime t’i japësh iniciativën kundërshtarit me faulle, mosvendosje e penallti, të vjen keq. Kishim raste që të barazonim apo kalonim në avantazh, kemi nevojë emergjente që në mesfushë të kemi lojtarë me eksperiencë që bëjnë diferencën.

Po ta riluaja ndeshjen nuk do bëja ndryshe, nuk kishim ekuilibër në linjat e mesfushës, ishte vetëkënaqësia që treguan lojtarët me eksperiencë pas 2-0. Duhet të kemi më shumë personalitet dhe siguri për lojtarët me eksperiencë, që të menaxhojnë lojën se duhej të ishim më shumë në ekuilibër, të ishim më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, të mbanim topin dhe sa të hapej Tirana, t’i kundërpërgjigjeshim siç vepruam në pjesën e parë. Ky është futbolli, të vjen keq, por më shumë bëmë një faull në linjat anësore, nuk vendosesh mirë në goditjet standarte, ky është futbolli.

Ka shumë punë për të bërë sa i përket fazës difensive në bllok. Pjesa e sulmit duhet të ishte shumë më agresive në fazën difensive, por të ishte edhe më shumë ekuilibër kur humbnim topin. Janë situata që duhet të ulemi e punojmë fort, se merkato e janarit nuk na lejon shumë të gjejmë elementë të na shërbejnë se kemi nevojë urgjente.
Duhen patjetër, hyrja e sulmuesit dhe dy mesfushorëve, duhet që të jemi më të qetë e sigurt për të vazhduar këtë kampionat shumë të vështirë. Dy hyrje në mesfushë dhe një sulmues që të kemi të dubluar të gjitha pozicionet që t’ia dalim dhe ndryshojmë formë e kthehemi te rezultatet e mira që kemi pasur.

Karramba është 18-vjeçar o talentuar, me Fakiç jemi në bashkëpunim, por jemi në kërkim të një mesfushori. Lojtarët e tjerë që kanë ardhur përveç Jankut, janë në mbrojtje dhe anësorë. Jemi në kërkim të mesfushorit, është e vështirë të gjesh një lider se në atë linjë kemi vetëm Andonin me eksperiencë, pjesa tjetër janë të rinj që duan patjetër kohën dhe përshtatjen. Në të tilla ndeshje duhet të kesh personalitet dhe menaxhosh këto ndeshje.

Sa u përket golave të pësuar, vjen si skuadër dhe nuk e pëson vetëm mbrojtja, duke mos pasur një mesfushë solide dhe filtri lart i sulmit të jetë në markim, skuadra duhet të mbrojë në bllok. Por sot golat e pësuar ishin nga vetëkënaqësia dhe gabimet individuale, që humbëm ndeshjen, sidomos menaxhimi i lojtarëve me eksperiencë, duhej të ishin shumë më të kujdesshëm e merrnin më shumë përsipër në disa situata të ndeshjes.

Nuk them se janë pa personalitet, kam nevojë për lojtarë me më shumë eksperiencë në linjat e mesfushës. Ata që ishin sot, nuk arritën të menaxhonin rezultatin. Të kesh vetëm Andonin dhe pjesa tjetër që janë ofensiv, duhen patjetër edhe dy të tjerë që të kesh siguri e menaxhosh lojën që të përballesh me Tiranën me cilësi në atë pjesë të fushës.

Sa i përket diferencave, kemi në disa elementë, por kemi edhe të talentuar në krahasim me skuadrat e tjera.

Dinamo ka elementë shumë të mirë, por ka edhe disa pozicione që nuk janë lojtarë që bëjnë diferencën dhe kemi boshllëqe sa i përket sulmit dhe në mesfushë. Kur nuk e ke skuadrën në ekuilibër, sidomos në boshtin e skuadrës, që mendoj se është një nga pikat kyçe… Sa i përket tranzicionit që ka pësuar Dinamo dhe momentit që e kam marrë unë, në janar kanë ardhur vetëm Janku, Bamba e Meksi dhe duhen patjetër që të vijnë edhe lojtarët në mesfushë dhe sulm”, tha Mehmeti pas ndeshjes.