Hidhet shorti i Kupës së Mbretit në Spanjë, mungojnë Reali dhe Barcelona

274
Sigal

Kupa e Mbretit në këtë edicion nuk do të ketë asnjë nga pretendentët e zakonshëm të saj në katërshen e më të mirëve.

Atletiko Bilbao eliminoi Real Madridin këtë mesjavë e kështu, bashkë me Barcelonën, Atletiko Madrid dhe Seviljen, kanë dalë nga gara të gjithë ato që cilësohen si skuadrat kryesore në Spanjë.

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të turneut, që do të luhet me sistem vajtje-ardhje në datat 9 shkurt dhe 2 mars.

Për herë të parë, zhduket vlera e golit jashtë fushe e kështu, ekipet do të kenë mundësinë të çojnë ndeshjen e dytë në shtesa dhe penallti nëse bilanci i dy sfidave do të jetë në barazim.

Atletik Bilbao ka peshkuar atë që cilësohet një kundërshtar më i komplikuar për shkak të historisë, Valencian, edhe pse kjo e fundit nuk po kalon një formë të shkëlqyer në këtë edicion në Spanjë.

Ndërsa Rajo Vajekano e Ivan Balliut, ka gjetur përballë një ekip i cili në këtë edicion po shkëlqen në Spanjë dhe aktualisht mban vendin e tretë në La Liga, Betisin, me të cilin do të luajë shanset për të shkuar në finalen e madhe që zhvillohet më 23 prill.