Laboratori i kokainës në Frakull, Gjykata e Posaçme shpall vendimin për 10 të arrestuarit

Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. /r/n/r/nThe building of the Special Court against Corruption and Organized Crime (SPAK), which began work this Friday.

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat e arrestuar për Laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit te shkurtuar.

Sigal

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 vite me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar për (moskallëzim krimi) lirohet menjëherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Rreth 485 kg kokaine u trafikuan nga kolumbia nëpërmjet  nje ngarkese me pleh organik e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim te DEA-s amerikane ndersa per nxjerrjen  e lendes narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 shtetas  kolumbian që i shpëtuan arrestimit.  Per kete rast SPAK ka veçuar edhe nje fraksion tjeter hetimor per persona te tjere te paidentifikuar qe dyshohet se kane qene te perfshire ne trafikun e kokaines nga kolumbia në Shqipëri.