Bashkia e Beratit ‘ju shpall luftë’ mushkonjave…

595
Sigal

Bashkia e Beratit ka nisur dezinfektimin e lumit Osum. Shkak për këtë janë bërë mushkonjat të cilat kanë krijuar probleme.

Lumi përshkon qytetin mes për mes dhe për shkak të ndotjes së tij është rritur dhe numri i insekteve. Në këtë lum derdhen edhe ujëra të zeza ndaj vendorët janë të shqetësuar për përhapjen e ndonjë epidemie.

Sipas një plani masash, dezinfektimi do të bëhet në dy anët e lumit sikurse po punohet edhe për eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza.