Ambasadorja e Republikës së Irlandës, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

155
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në takim Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kryetari i Shtetit i shprehu mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në ato ekonomike dhe tregtare, të cilat janë nën nivelin e potencialeve tona.

Gjithashtu, Kryetari i Shtetit e falenderoi Znj. Ambasadore në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë që u janë krijuar për t’u integruar në shoqërinë e tyre.

Presidenti Meta i uroi shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe e siguroi për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona.