Përmbytjet në Gjermani, mes viktimave edhe një çift shqiptar

234
Sigal

Në mesin e qindra viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani është edhe një çift shqiptar nga Kosova. Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. Siç raportojnë mediat në Kosovë, çifti është me origjinë nga Peja.

Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti.

Moti i keq, e cilësuar si stuhia “liqeni i ftohtë” ka përfshirë Evropën Perëndimore. Gjermania është me goditura, ndërsa dhjetëra viktima janë regjistruar edhe në Belgjikë.