E bujshme nga Italia, Bale te Juventusi? Agjenti i uellsianit: S’është e pamundur!

456
Sigal

“Asgjë nuk është e pamundur”. Kjo është deklarata e agjentit të Gareth Bale, Jonathan Barnett, kur u pyet për transferimin e lojtarit të tij te Juventusi.

Sulmuesi uellsian është kthyer në lider te Real Madrid që pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Torino në verën e kaluar, por ai mund të ndjekë hapat e portugezit një ditë.

“Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në merkaton e transferimeve”, tha Barnett në një intervistë për të përditshmen italiane “Tuttosport”.

“Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin. Gareth pëlqente të luante me Cristiano, por ai është i lumtur sepse është në një klub të madh”.

“Është e vërtetë që pas transferimit të CR7 në Itali, yjet e huaj kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A”, përfundoi interivistën agjenti i Bale.