Moisi DALIPI
Sporti , “kurbani” i koronavirusit
Ka pak më shumë se një muaj që sporti në mbarë botën ka ndalur veprimtarinë e tij .Kështu, kemi po kaq kohë nuk jetojmë me emocionet, me diskutimet, me parashikimet , dëshirat dhe hipotezat që na japin llojet e ndryshme të sportit.Dhe nuk jane pak por afërsisht 20 lloje sporti që kanë heshtur dhe kanë ngadalësuar deri në minimum frymëmarrjen e tyre . Për më tepër akoma , që ka ndodhur kështu pikërisht ku shumë veprimtari të ndryshme ishin në sprintin e tyre final. Por si shumë gjëra të tjera në këtë periudhë edhe sporti është “kurbani” i koronaviruesit. Të gjithë po shikojnë se muskujt e sportit kanë ngrirë. Organizmat botëror të sportit nxituan dhe ripanë me kujdes kalendarët e tyre sportiv , duke shtyrë afatet e zhvillimit të tyre .
Të gjitha federatat jo vetëm ka ndërprerë zhvillimin e kampionateve dhe garave , por në plan të parë vendosën ruajtjen e shëndetit të futbollistëve.Dhe në planin finaciar humbjet që ka pësuar industria e sportit janë të mëdha. Jashtë këtij realiteti nuk është dhe sporti shqiptar. Edhe ai ka ndalur gjithcka ,ndaj pjesa më e madhe e njerëzve të sportit jetojnë me kujtimet e kampionateve dhe veprimtarive të kaluara.Ekranet e televizoneve kanë disa ditë që po rikthejnë ndeshjet dhe finalet e bukura. Portalet e vetëquajtura sportive kanë hapur diskutimet për bëmat dhe enigmat e ndeshjeve dhe garave të trukuara , ku ‘kopetentët’ kanë nisur të rrëfejnë mbrapsh të vërtetën që ka ndodhur. Kështu për shumë u lakuan në të gjitha gjinit dhe rastat humbja e titullit kampion në futboll nga Flamurtari në vitin 1997 dhe Tomorri në vitin 2000.Fjalë dhe debate që u enden sa andej dhe këndej dhe në fund askush nuk tregoi moralin qytetarë të thoshte të vërtetën .Tani së fundi kanë nisur të “belbëzojnë” emisionet sportive ku flitet vetëm për futbollin , sepse për ata që kanë marrë këtë mison për të kryer , këtu në Shqipëri nuk është luajtur dhe zhvilluar veprimtari basketbolli, volejbolli , minifutbolli, mundje , boks dhe lloje të tjera sporti. Por dhe kur flasin për sportin më shumë “ulërijnë” për atë se kur do luaj Messi , Ronaldo e Mbape me shokë dhe jo djemtë shqiptar të dashuruar fortë pas sportit . Por në shumë raste është bërë domosdoshmëri e padiktuar nga askush , gjoja për të zbatuar rregullat e karantimimit pronocimet me shtyp.Këto janë “dhurata” na sjellin këto ditë të “ngujimit popullor” nga koronovirusi.Por është fakt se deri diku përvec F.SH.F-ës s , pjesa më e madhe federatave të sportit shqiptar kanë heshur plotësisht sikur të mos egzistonin më parë .Kështu shumë për lloje sporti nuk dihet fare se çfarë po bëhet dhe si do të mbyllen kalendarët e këtij viti sportiv dhe si do të shpallen kampionët në basketboll . volejboll , boks , mundje, atletik , ciklizëm e shumë e shumë lloje të tjera sporti.Dhe të gjitha që nga 9 Marsi kanë ndalur thuajse së egzituari .
Nuk ka asnjë progam , asnjë plaformë dhe protokoll se si do të rikthet përsëri garat dhe veprimtarit në këto lloje sporti. Dhe kur flasim për veprimtari dhe gara në brendësi të tyre janë sportistët , të cilët deri tani janë harruar fare dhe pak kush beson për trajtimin e tyre finaciar në këto ditë të vështira . Jo rrallë herë dëgjon të thuhet se :“Po presim se çfarë do bëjnë shtetet e tjera dhe pastaj të shikojmë se çfarë do bëjmë edhe ne”. Ky qëndrim as më shumë dhe as më pak kërkon të thotë se edhe zhvillimi sportit varet nga “eksporti” me vendet e tjera.Të habit një fakt i tillë , kur dhe nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë e Sporteve nuk ka asnjë deklarim apo zë se çfarë do bëhet me të ardhmen e sportit dhe njerëzëve që janë pjesë e tij.
Ndoshta kjo heshtje është pjesë e atij qëndrimi që ka mbajtur deri tani Qeveria për sportin duke e përjashtuar nga paketat e saj të ndihmës financiare të prezantuar deri tani. Një qëndrim i tillë kërkon të thotë se Ministria e linjës siç duket për shumë lloje të sportit zgjidhja do jetë si një “fotokopjo” e leksioneve dhe mësimeve që marrin këto ditë në shtëpi nxënësit dhe studentët. Dhe po ndodhi kështu shumë lloje sporte do të njohin fundin e tyre.Një arsye për të besuar se mundësitë për një rifillim të ri të shumë llojeve sporti janë minimale ka të bëjë dhe me atë se pjesa emë madhe e klubeve shumësportësh financohen nga Bashkitë dhe pushteti vendor. Dhe i famshi “Ligji Sportit” i trumpetuar si “shpëtimtar” është harrur tashmë, ku dhe ata që u hoqën si “hartuesit” e tij kanë harruar çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë thënë dhe premtuar. Futbolli shqipitar e ndali vrapin e tij në Kategorin Supriore pasi ka lënë mbrapa 26 javë kampionat dhe ka ardhur deri në cerek finale të Kupës , kurse në Kategorine Parë ka zhvilluar dy faza dhe bëhej gati të startonte faza e tretë ajo finale.Pothuajse e njëjta pamje dhe në Kategorin e dytë , të tretë dhe në kampionatet e femra dhe ate te moshave. Për ekipin kombëtar dihet vetëm që tranjeri Reja dhe vendi tij Italia po vuajnë jo pak nga ky virus dhe kjo gjendje.Shtyrja e ndeshjes miqësore me Sllovenin,por dhe ato të finaleve e Kampionatit Evropian , duket se kanë larguar perkohësisht vëmendjen nga ky aspekt.Gjithsesi futbolli si sporti më masiv mbetet më ekspozuari në këto të kasaj pranvere nën karantinë. Dhe kanë qenë vetë drejtuesit e F.SH.F.ës ata, të cilët e kanë prishur qetësinë e këtyre ditëve jo vetëm nga prania e tyre nëpër media , por dhe nga paketa e ndihmës financiare që ata hedhur për zbatim për klubet e futbollit , futbollistët , drejtuesit dhe punonjësit e tij . Ka ndodhur kështu , sepse Qeveria me batutat dhe “humorin kinez “ jo vetëm që nuk e ndihmoi sportin , por në paketat e saj kishte dhe doza të shakave feudale për ta vlerësuar dhe tejkaluar këtë situatë me shprehjen se :” Klubet e futbollit me deklarimet e rrema te pagave jane jane si kompani fasone”.Gjithesesi edhe pse ndodhur në këto kushte F.SH.F. ju ka sigurar të gjitha klubeve të futbollit dhe punonjësve të tij një pagë në kufijtë nga 15 mijë deri në 30 mijë lekë.Përjashtim kanë bërë vetëm ata klube që varen nga pushteti vendor dhe Bashkitë.Në pamje të parë ky veprim duket se është i drejtë dhe mirëpritur, por disa klube të Kategorisë Parë , të Dytë dhe të Tretë , që janë dhe më shumtë në numër , por që varen nga ana financiare nga pushteti vendor dhe Bashkitë dhe që janë përjashtuar nga kjo ndihmë modeste janë drejtë kolapsit të plotë.Atyre shpesh ju thuhet nga drejtues të pushtetit vendor “Shkoni t’u ndihmojë Federata”. E pra ndodh kështu , sepse ajo ndihmë finaciare që ka aplikuar Federata është kuptuar nga drejtuesit e pushtetit vendor si detyrë që duhet zbatuar në çdo kohë. E thënë më qartë kjo paketë financiare është kuptuar si një “autogol”. Por jo vetëm kaq.Këto ditë ka filuar diskutimet më shumë plane për stërvitjen e futbollistëve në kushtet e shtëpisë dhe mundësia e filimit të kampionateve. Në media dhe shtyp personazhet kanë thënë se “po bëjnë atë dhe këtë”dhe se “kampionatet duhet të rifillojnë sa më shpejt”. Por shumë pak prej tyre nuk thonë se çfarë do të bëhet me trajtimin financiar të futbollistëve dhe stafeve të tyre.Të gjithë duket se i kanë harruar ato klube që ju detyrohen disa qindra mijë euro. Dhe megjithse jemi tek futbolli dhe gara që po përflitet për planin e rikthimit të vazhdimit të garës , duhet kujtuar se nuk duhet vepruar si në vitin 1997 ku pikët e fituara u zeruan dhe skuadrat u ndan ne dy grupe me sistem grumbullimi duke vendosur ai kopenteti për fitimin e titullit kampion.
Një ide e tillë dhe në kushtet kur futbolli luhet në fushë , është një “autogol” me dëshirë . Sa për zhvillimin e ndeshjeve me ose pa tifoz, kjo ka pak rëndësi , sepse kampionatet dhe stadiumet e futbollit shqiptar kanë disa vite që janë braktisur masivisht nga tifozët .