Hafizi: Kombëtarja të mos dëgjojë tifozët sot, se dalim nga binarët

175
Sigal

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, ka argumentuar se ndeshja e sotme ndaj Polonisë është një sfidë e cila duhet luajtur me inteligjencë.

Në “SuperSport’ ai theksoi se ekipi nuk duhej të përfshihej nga euforia dhe duhej të luante me zgjuarsi përballë një kundërshtari të vështirë.

“Kemi një ndeshje të cilën e kemi shumë të vështirë në aspektin teknik dhe taktik. Pasta unë mendoj që të arrijmë një herë të kalojmë ndeshjen e shkojmë në play-off, pastaj cilado të bjerë, të bjerë. Po dolëm atje, është një arritje e vlerësim për skuadrën tonë. Por për të shkuar deri aty ka një ndeshje sot që duhet luajtur me zgjuarsi, ku ekipi nuk duhet luajtur nga binarët edhe pse tifozët kërkojnë para publiku kërkon para. Nuk kërkon mbrapa asnjëherë, por loja luhet edhe mbrapa.

Duhet të mos bëjmë shumë gabime, mos i dorëzojmë topin, se nuk shquhemi shumë në mbajtje të topit dhe veprimet të jenë të zgjuara. Nëse lojën e çojmë ku duhet pa pësuar gol, do të kemi shpresë. Se nëse na merr rrjedha të sulmojmë, harrojmë që kemi defekte mbrapa që shpesh kundërshtari na gjen zbuluar si në Poloni, se edhe atje kështu e filluam e u hapëm mbrapa.

Ndeshej perfekte nuk ka asnjëherë pra të jemi të vëmendshëm në luftimin, shpeshherë na ka ndodhur kjo punë dhe çalojmë”, tha Hafizi.