Me kokainë në makinë, në pranga 31-vjeçari shqiptar në Itali

154
Sigal

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë në komunën e Isola de Liri, në zonën e Lacios, për trafik kokaine.

Oficerët e karabinierisë konstatuan një makinë, e cila kur pa patrullën e policisë, filloi që të shtonte shpejtësinë.

Efektivët bënë të mundur ndalimin e automjetit, teksa 31-vjeçari shqiptar shfaqi shenja nervozizmi.

Kjo e ka shtyrë policinë që të kryejë kontroll makinës ku gjetën pesë doza kokaine dhe 280 euro të fshehura prapa levës së marshit.

Sipas mediave italiane, policia vendosi të kryejë dhe kontrolle në shtëpinë dhe biznesin ku punonte shqiptari dhe gjeti dhe shtatë doza të tjera kokaine të ndara dhe të mbështjella në qese.