Spanjë/ Sherr masiv, turistët britanik zihen me njëri-tjetrin në sheshet e Magluf, tmerrohen banorët

326
Sigal

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Magluf ku dy grupe turistësh  nga britania janë përfshirë në një përleshje masive. Në ngjarjen e filmuar nga një banor vendas shihen se si 30 burra janë  zënë me grushte dhe sende të forta. Mediat e huaja kanë raportuar se ata ishin nën efektin e alkolit.

Vendasit kanë kritikuar ashpër sjelljen e britanikëve duke i quajtur ata të paaftë.  Po ashtu ata shtojnë se britanikët  diku për të kërkuar ambiente për festa dhe për të sjellë shqetësime me ta.

Shkaqet e sherrit nuk bëhen të ditura, por mësohet se policia ka në dorë pamjet filmike dhe ka nisur një hetim mbi rastin në fjalë.