Aksident hekurudhor në Indi, mbi 20 të vdekur

494
Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave ekspres në Indi. Aksidenti ndodhi në Indinë Qëndrore teksa trenat e psagjerëvë po kalonin mbi urën e një lumi i cili kishte dalë nga shtrati si pasoje e shirave të rrëmbyeshëm. 12 vagonët e trenit Kamayani Express dolën nga shinat në zonën Harda pranë shtetit qendror të Madhya Pradesh, pak pas mesnate. Thuajse në të njëjtën kohë dolën nga shinat edhe 6 vagonët e Janata Express. Kryeministri i vendit Narendra Modi shprehu keqardhjen për viktimat nëpërmjet në postimi në twiter, duke shkruar se është thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetëve. Drejtori i Përgjithshëm i forcave kombëtare të fatkeqësive tha se në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip i përbërë nga 35 persona për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. Ai shtoi se ekipet e shpëtimit do të sigurohen që askush nuk ndodhet i bllokuar në ndonjë vagon treni. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për të marrë ndihmën e nevojshme, teksa qeveria njoftoi kompensimin me 3.137dollarë për të gjitha familjet e viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor dhe 784 dollarë për të plagosurit . 23 milionë milionë njerëz udhëtojnë cdo ditë me trena në Indi.
Sigal