Granit Xhaka drejt Milanit, media italiane sqaron situatën

474
Sigal

E ardhmja e Granit Xhakës pritet të jetë larg Arsenalit.

Mesfushori shqiptar ka “thyer” marrëdhëniet e mira me tifozët, çka ka ndikuar negativisht edhe te drejtuesit. Tekniku, Unai Emery i ka hequr shiritin e kapitenit, ndërkohë që nuk e ka grumbulluar në asnjërin nga takimet e fundit.

Kjo situatë ka ngjallur interesin e Milanit. Kuqezinjtë kërkojnë “gjak” të ri në repartin e mesfushës dhe Xhaka është i zgjedhuri i tyre. 27-vjeçari preferohet shumë nga dyshja, Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban, të cilët janë të gatshëm të përpilojnë një ofertë konkrete për të.

Diçka të tillë e konfirmon edhe portali i njohur italian “Calciomercato.com”. Sipas saj, Xhaka është njeriu i pëlqyer në Milanello, por pas nuk mbetet as Mohamed Elneny apo dhe ylli i Rennes, Eduardo Camavinga.

Ende nuk dihet se kush do të jetë oferta kundrejt Xhakës, me Milanin që pritet të jenë mjaft aktiv gjatë merkatos së dimrit. Pas 12 ndeshjeve të para, kuqezinjtë numërojnë 13 pikë dhe 7 humbje.