Gjysmëfinalja e Copa Del Rey, një gol vendos pjesën e parë në El Clasico

102
Sigal

Barcelona po kryeson në pjesën e parë me shifrat 0-1 ndaj Real Madrid, në sfidën e parë Gjysmëfinale të Copa del Rey.

Të parët që shënojnë janë madrilenët me Karim Benzema, por goli anulohet për pozicion jashtë lojë.

Episodi më i rëndësishëm i fraksionit të parë do vinte në minutën e 26-të, kur Kessie godet drejt portës, me fat katalanasit pasi Militao në tentativë për të larguar topin, e dërgon topin në portën e Cortouis.

Ekipi i Ancelottit do vuante shumë në konkretizim, madje do e kishte të ëvshtirë të gjejë kuadratin e mbrojtur nga Ter Stegen.