Flet Dr. Zekri Palushi: Dëmtimet që shkaktojnë vaksinat dhe mjekimi për të gjitha format e infeksioneve virale, përfshi edhe pandeminë

248

Fatkeqësisht mjekësia në Shqipëri dhe kudo në botë u muar peng nga politikanët, qeveritarët dhe burrokratët mjekësor.

Sigal

 

Intervistoi Ëngjëll Musai

Drejtor i Telegraf

 

Në numrin e djeshëm Dr. Palushi, u përqëndrua tek çështjet e politikës së brendshme shqiptare dhe problematika, që ka lindur pas skandalit McGonigal. Sot ai ka zgjedhur të flasë për problemet mjekësore, statistikat botërore, pasojat nga vaksinat, mjekimin e të gjitha formave të infeksioneve virale, përfshi edhe COVID-19.

Pyetje: Dr. Zekriu, fillimisht, në emër të gazetës ‘Telegraf’, dhe lexuesve të saj, ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë për shkrimet tuaja, mjaft praktike, informuese, dhe ndihmuese, sidomos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Përgjigje: Zoti Ëngjëll, edhe unë, fillimisht ju falenderoj juve, dhe stafin tuaj, për mundësitë që më keni dhënë për të komunikuar me bashk-atdhetarët e mi të mrekullueshëm, dhe lexues të apasionuar të gazetës ‘Telegraf’,  dhe me këtë rast ju siguroj se informacionet e mia rreth pandemisë, kanë qenë gjithmonë të sakta, shkencore, dhe larg propagandës politiko-mjekësore, nëpërmjet së cilës qeveritarët muarën në dorë kontrollimin total, të të gjitha aspekteve njerëzore. E them këtë, sepse, fatkeqësisht mjekësia u muar peng nga politikan, qeveritar, e burrokrat mjekësor, ndërsa, shkenca mjekësore e vërtetë dhe doktorët specialist, nga më të mirët, në nivel botëror, u poshtëruan, u censorizuan, u persekutuan, të epitetuar si keq-informues, etj., vetëm pse përpiqeshin të tregojnë të vërtetën rreth këtij infeksioni viral, dhe trajtimit që duhej t’i bëhej, treguan të vërtetën rreth kotësisë së testeve diagnostikuese PCR, treguan të vërtetën rreth kotësisë së maskave, dhe mandatimin e tyre, treguan kotësinë e distancimeve sociale, dhe mbylljeve nëpër shtëpia, dhe më së fundi, treguan edhe për kotësinë e bërjes së vaksinave mRNA, por denoncuan edhe dëmtimet e shumta të këtyre vaksinave.
Pra që të gjitha këto që përmenda, tashmë janë provuar të kenë qenë jo keq-informime, dhe mashtrime, dhe as teori konspirative, por, thellësisht të vërteta!

Cilat janë disa nga dëmtimet që shkaktojnë vaksinat?

Disa prej tyre po i përmend më poshtë:

– Ç’rregullime neurologjike, si Guillain-Barre Syndrome, Multiple Sclerosis, Transverse Myelitis, acute disseminated encephalomyelitis, paralizë të njëanshme faciale, herpes Zoster, (shingle) etj.
– Ç’rregullime menstruale, dështime, dhe defekte të lindura etj.
– Inflamacione të zemrës, -myocardite, infarkte myocardi, arrest cardiac etj.
– Mpiksje të gjakut, emboli pulmonare, dhe Insulte cerebrale, (stroke).
– Rreaksione alergjike të lëkurës, dhe shok anaphylactic.
– Inflamacione, dhe hemoragji të syve, deri në qorrim.
– Tinitus, (zhurmë në veshë), humbje të dëgjimit, dhe marrje-mendësh.

– Rritje tumorrale, dhe kancer.

Do të ishte me interes për lexuesit shqiptar që t’u kujtojmë edhe një herë mjekimin e të gjitha formave të infeksioneve virale, përfshi edhe COVID-19.

Infeksioneve virale, përfshi edhe COVID-19, që s’është gjë tjetër veçse një virus, qëllimisht i modifikuar për të shkaktuar dëmtime maksimale, por që fatmirësisht, këtë rradhë s’ia arritën qëllimit. Pra, sapo t’ju shfaqen shenjat e para të një infeksioni viral, si: rrjedhje, dhe skuqje të hundës, djegia fyti, dhimbje koke, ndjen temperaturë, të dridhura, dhimbje muskulare… Atëherë mos humbisni kohë për të shkuar tek doktori, por menjëherë merrni:

-Paracetamol+Neurofen (në një tabletë), -2 tableta, 3-4 herë në ditë.
-Plaquenil (hydroxychloroquine), 200mg, -ditën e parë, 2 tableta njëherësh, pastaj vazhdohet me 1 tablet, dy herë në ditë.

-Doxycicline, 100mg, -1 tab, çdo 12 orë gjatë ushqimit (për të eleminuar ndjenjën e të vjellurës)

-Vitamin D, 1000 unitete, 1 kapsul çdo ditë.

– Zinc, 1 tablet çdo ditë (gjatë ushqimit).

– Iodin 1% solucion, për gargar, dhe shpërlarje hundësh, ose, nëse do ta gjeni në farmacitë tuaja, do të ishte shumë me e lehtë të përdorej XYLITOL, nasal-spray, -pra, vrimat e hundës spërkaten me të.

-Dhe mbi të gjitha: Ivermectin 12 mg, 1 tablet çdo ditë.

Ky protokoll duhet të vazhdohet sipas gjendjes, pra, nga 5, deri në 10 ditë, apo 2 javë.

Kohë më parë keni cituar gjatë një interviste numrin dy të Pfizer,Yeadon por edhe keni deklaruar se ky virus, ekziston vetëm në të dhënat e botës digjitale?

Ish-zëvendës presidenti i Pfizer, Michael Yeadon ka thënë se: “Njerëzit, që kanë dhënë idenë e një vaksinimi universal janë “Fajtor për krime kundra njerëzimit”.

Po e kam thënë këtë, sepse deri tani, nuk ka asnjë provë që të konfirmojë izolimin e një mostre reale të SARS-CoV-2. Ky virus, ekziston vetëm në të dhënat e botës digjitale, (Digital Viral Database).  Përllogaritet se mbi 4.5 miliard njerëz në të gjithë botën janë tashmë të vaksinuar kundra Covid-19, dhe shumë prej tyre janë duke vuajtur nga një keqësim shëndetësor, që mund të lidhet pikërisht me dëmtimet persistente të shkaktuara nga spike protein-a e prodhuar nga nxitja e këtyre “vaksinave”. Pra, këto vaksina programojnë, apo instruktojnë qelizat e trupit tonë, që të prodhojnë spike-proteinën, e cila, duke u lidhur me receptorët e ACE2 (Angiotensin Converting Enzyme), i mundësojnë virusit invadimin e qelizave, nga ku pastaj, shkaktojnë dëmtime nga më të ndryshmet.

Dr. Palushi! Edhe pse ka pasur kundërshti nga disa qarqe të caktuara në lidhje me parashikimin tuaj dhe të shumë shkencëtarëve kudo në botë, po e mbyllim këtë intervistë duke përmendur deklaratën më të fundit të “Zërit të Amerikës” (VOA), ku citon ambasadorin e SHBA-ve në Pekin, e cila është në sinkron të plotë me atë që ju keni deklaruar që nga dita e parë e shfaqes së virusit, se ai është një produkt laboratorik. Ja deklarata e SHBA-ve:


Ambasadori amerikan: Kina duhet të jetë e sinqertë për origjinën e COVID-19

Ambasadori amerikan në Kinë tha se Pekini duhet të jetë më i drejtpërdrejtë për origjinën e pandemisë COVID-19, një ditë pas njoftimeve se Departamenti Amerikan i Energjisë konkludoi se pandemia ka gjasa të ketë filluar nga një rrjedhje nga një laborator kinez. Nicholas Burns tha gjatë një aktiviteti të Dhomës Amerikane të Tregtisë të hënën se Kina duhet të “jetë më e sinqertë për atë çfarë ndodhi tre vjet më parë në Wuhan me origjinën e krizës së COVID-19-ës”. Wuhani është qyteti kinez ku u njoftuan rastet e para të koronavirusit të ri në dhjetor 2019. Pyetja se si filloi virusi, ka thelluar gjithashtu ndasitë politike në SHBA, me Republikanët që mbështesin hipotezën e rrjedhjes nga laboratori. Senatori Republikan Tom Cotton ishte një nga politikanët e parë të profilit të lartë, që shprehu teorinë se virusi e kishte origjinën në një mjedis laboratorik, duke e komentuar që në shkurt 2020.

Shumë faleminderit për intervistën dhe shpresojmë t’ju kemi sa më shpesh në gazetën ‘Telegraf.al,’ si për çështjet politike ashtu edhe shëndetësore, në interes të publikut, botës akademike dhe shkencore në Shqipëri, pasi ju sot vazhdoni të jeni në majën e mjekësisë dhe shkencës botërore, sikurse është Australia.