Gjyqtari trukoi kualifikueset e Kupës së Botës, FIFA merr një vendim historik

505
Gjyqtari ganez Jozef Lamptej pak muaj më parë u dënua përjetësisht nga FIFA pasi faktet nxorrën se ai kishte trukuar sfidën kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018” në kontinetin afrikan, mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit.

Ky takim i cili u luajt në nëntor të 2016-ës përfundoi në favor të të Afrikës së Jugut, 2-1, por një faktor i rëndësishëm për përcaktimin e rezultatit ishte arbitri Lamptej që akordoi një penallti shumë të çuditshme për prekje të topit me dorë, ndërkohë që shihej qartë se mbrojtësi Kulibali i Senegalit e largoi me këmbë.

Duke parë faktet FIFA ka marrë një vendim historik që kurrë nuk kishte ndodhur më parë. Sfida mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit do të riluhet, thuhej në njoftimin e organit më të madh drejtues të futbollit në botë.
Ndeshja do të zhvillohet në muajin nëntor të 2017-s. Aktualisht këto dy skuadra renditen përkatësisht në vendet 4 dhe 3 në Grupin D pas Burkina Fasos dhe Ishujve Kape Verde. Vetëm skuadra që do ta mbyllë grupin në vendin e parë do të kualifikohet për të marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës.


Sigal