Presidenti Meta pret Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani)

594
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur priti në një takim të veçantë Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).

Presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës.

Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, e siguroi Eminencën e Tij për mbështetjen e Presidentit në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.


Sigal