Telashe për Madonnën

627
Këngëtarja me famë botërore Madonna është gjendur në vështirësi. Diva e muzikës kishte porositur një pako online por kompania “FedEx” ka refuzuar që t’ia japë pasi nuk e bësonte që ajo ishte vërtet Madonna.

Ajo ka postuar një foto në Instagram ku duket shumë e acaruar me mbishkrimin: “Kur ke argumentuar me “FedEx” për gjithë javën që ti je vërtet Madonna dhe ata ende nuk ta dërgojnë pakon.”

Në postimin e saj është përgjigjur menjëherë një anëtare e stafit të FedEx e cila shkruan: “Përshëndetje, unë jam Xhulia. Do të dëshiroja t’ju ndihmoja. Ju lutem më dërgoni adresën, numrin e pakos dhe numrin e telefonit.”

Por nuk është e sigurtë nëse është vërtet një punonjëse e kompanisë në fjalë apo është thjesht një fans që dëshiron që të marrë informacionet personale të Madonnës.


Sigal