Gjyqtari i finales së Superkupës ‘çmend’ tifozët e Juventusit, kapet në aeroport me çantën e Interit

177
Sigal

Arbitri i finales së Superkupës së Italisë, Daniele Doveri, është parë dje duke u larguar nga Milano me një çantë që ka ngjyrën dhe logon e Interit.

Mirëpo ky detaj nuk u ka shpëtuar tifozëve juventinë, që menjëherë e kanë postuar në rrjetet sociale dhe e kanë kryqëzuar arbitrin.

Tifozët e Juves më së shumti shtronin pyetjen: nëse do ta kishte fituar “Zonja e vjetër” trofeun dhe arbitri do të shihej në ambiente publike me çantën e Juves, atëherë çfarë do të ndodhte…?