Sigal

Milani nuk fiton prej 6 ndeshjes, teksa në 4 ndeshjet e fundit nuk ka gjetur as rrugën e rrjetës. Kuqezinjtë kanë humbur vendin e katërt dhe ndodhen për momentin në zonën Europa League. Një moment delikat për trajnerin Gennaro Gatttuso, i cili nesër ndaj SPAL do të luajë për të shpëtuar vendin e tij në pankinën e Milanit. Trajneri i kuqezinjve ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes duke deklaruar:

“Jemi të zhgënjyer në muajin dhjetor. Kemi rregulluar problemet në mbrojtje, por duhet të rikthehemi te goli. Ndaj Frosinones mund të fitonim, por rrezikuam që edhe të humbisnim. Në 7-8 vitet e fundit, vetëm një herë Milani ka pasur një mesatare më të lart pikësh. Që nga muaji korrik dëgjoj që Gattuso do të largohet, por në këtë moment kam besimin e drejtuesve. Sigurisht që duhet të arrijnë edhe rezultatet, sepse i pari që paguan është trajneri.

Higuain? Dua të shoh Higuain të pjesës së dytë ndaj Frosinones. Nuk dua të flietet për sitjen e tij, është çështje që i përket klubit. Ai duhet të japë maksimumin sepse është një futbollistë i rëndësishëm”, deklaroi Gattuso.