Presidenti Meta ka vlerësuar disa figura të shquara të ekipit të Partizanit në kategorinë e basketbollit për meshkuj, të vitit 1968.

Kreu i Shtetit shprehet se këta figura kanë bërë shumë për promovimin e Shqipërisë në Europë dhe shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ekipin e Partizanit në basketboll të atij viti.

Më poshtë statusi i plotë i Kreut të Shtetit: 

Në përmbyllje të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, vlerësimi me Titullin e lartë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, në rradhë të parë i takon atyre që kanë bërë më shumë për promovimin e Shqipërisë në Europë, ekipit të “Partizanit” në basketboll meshkuj të vitit 1968.
Me rastin e 50-vjetorit të asaj ndeshje historike kundër Oransodes, ekipit kampion të Italisë dhe Europës, pata nderin t’i dorëzoja kapitenit legjendar, z.Agim Fagu, Dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Po kështu ishte kënaqësi të vlerësoja me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, trajnerin e jashtëzakonshëm, z.Astrit Greva, i cili u përball me një nga trajnerët më të mëdhenj të botës, jugosllavin Stankoviç.
Kënaqësi të vlerësoja edhe z.Dodan Përmeti, z.Guxim Bekteshi, z.Edmond Moja dhe z.Spartak Boshnjaku.
Mirënjohje edhe të gjithë lojtarëve të atij “Partizani” legjendar që ndaloi atë mbrëmje magjike yjet e Italisë, Amerikës e Argjentinës, duke i bërë shqiptarët krenarë dhe besimplotë për të qenë të barabartë me më të mirët e Europës