Gazetari e pyet për Messin, ja reagimi i Neymar

450
Sigal

Neymar po vuan aktualishyt dëmtimin e tij dhe pritet të rikthehet në fushën e lojës gjatë muajit prill.

Së fundmi, braziliani ka dhënë një intervistë për për “Esporte Spectacular”, ku ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messin.

Duke treguar për argjentinasin, Neymar u bë emocional dhe nuk i mbajti dot lotët.

Ai rrëfeu:

Sinqerisht, është e vështirë, shumë e vështirë për mua që të flas për Messin. Ai ishte shumë i veçantë për mua te Barcelona. Në momentin kur më duhej mbështetja më e madhe, lojtari më i mirë në botë mbërriti dhe më dha një dorë. Ai tha: Eja, unë jam këtu për të të ndihmuar!

Kujtojmë që Neymar arriti te Barcelona 21-vjeç nga Santosi, në vitin 2013 dhe aty hënoi 105 gola në 186 ndeshje.

Më pas erdhi transferimi i bujshëm te PSG-ja për 222 mln euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.