Gjirokastër/ Makina përplas të miturin

330
Sigal

Një makinë ka aksidentuar një fëmijë reth 7 vjeç në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në aksin Gjirokastër-Kakavijë pranë ish fabrikës së këpucëve.

Fëmija ishte i shoqëruar nga nëna e tij dhe po kalonte në vijat e bardha. Ai po shkonte në stërvitje kur u përplas nga makina.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.