Futbolli në Gjermani nis më 16 maj, por një klub futet në karantinë

301
Sigal

Futbolli gjerman pritet të rinisë sezonin e ndërprerë në mes të marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit, por lajmet e ditëve të fundit vijojnë ta vendosin në dyshim këtë gjë.

Dynamo Dresden, e cila luan në ligën e dytë të futbollit ka vendosur të gjithë skuadrën dhe stafin teknik në izolim 2 javor, pasi dy lojtarë rezultuan pozitivë për koronavirus.

Bundesliga dhe Bundesliga 2 morën dritën jeshile nga qeveria disa ditë më parë për të rifilluar ndeshjet më 16 maj dhe do të jenë ligat e para në Europë që rikthehen në fushën e lojës.

Por për Dynamo Dresden, e cila renditet në vendet e fundit të Bundesliga 2, duket se kjo gjë nuk do të jetë e mundur pasi ekipi do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë. Dynamo Dresden duhej të rikthehej në fushë më 17 maj në përballjen kundër Hannover 96.