Frikë nga Koronavirusi, Mançester Junajtid lë jashtë futbollistin, u transferua nga Kina

571
Sigal

Mançester Junajtid kreu një goditje të papritur në merkato teksa huazoi nga Shangai Shenhua, sulmuesin Odion Igalo.

Nigeriani ka luajtur edhe më parë në Premier League dhe ambientimin nuk e ka problem, por “Djajtë e Kuq”, po zbatojnë të gjithë hapat derisa të sigurohen se 30-vjeçari nuk është i prekur nga virusi vdekjeprurës, Koronavirus.

Kështu, pasi trajneri Solskjaer vendosi të mos e merrte në grumbullimin e skuadrës në Spanjë, tashmë lojtari nuk është lejuar të stërvitet normalisht me skuadrën dhe për pasojë është stërvitur i vetëm në palestër.

Klubi anglez ka ndërmend të presë derisa të mbushen 14 ditë për të vërtetuar se sulmuesi është i pastër. Vetëm pas kësaj hapësire kohore, Igalo mund të bashkohet dhe të japë kontributin e tij në skuadër.