FOTO/ Tifozi e merr seriozisht dhuratën, përdor fanellën e yllit të Sitit si… batanije

155
Sigal

Mançester Siti arriti një sukses të madh në Premier Ligë duke mposhtur rivalët direkt të Çelsit për javën e 6-të të kampionatit.

Kjo ishte një arritje dhe në aspektin personal për Guardiolën i cili mposhti rivalin Tuhel me një lojë ku Çelsi nuk arriti të godiste asnjëherë në portë.

Por e gjithë vëmendja ka kaluar tek ylli i Siti, Xhek Grilish i cili pas ndeshjes i dhuroi fanellën e tij një djaloshi të vogël prezent në shkallët e stadiumit “Stamfort Bridge”.

Por djaloshi i vogël e ka marrë shumë seriozisht dhuratën, aq sa ka vendosur të mbulohet gjatë natës duke e përdorur si batanije. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke treguar se futbolli nuk është thjeshtë një lojë.