Petrit Vasili: Një ” Korrigjim” shumë miqësor për Together for Life!!

188
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook për shifrat e deklaruara nga qeveria për rimbursimet e të sëmurëve dhe numrin e të infektuarëve realisht.

Postimi i plote:

Nje ” Korrigjim” shume miqesor per Together for Life!!

Shoqata Together for Life ka kryer nje studim dhe rezulton se nga 164 mijë qytetarë të prekur nga COVID (gjatë periudhës 2020-prill 2021), janë rimbursuar vetëm 7,183 pra vetëm për 4 % e të sëmurëve.

Mbeshtes plotesisht gjetjet e studimit dhe eshte pa asnje dyshim nje pune e rendesishme,profesionale dhe objektive.

Por e kam nje ” korigjim” teper miqesor!

Shifrat e referuara ne Studim jane shifrat zyrtare te raportuara nga qeveria dhe ketu cdo gje eshte korrekte nga Shoqata Together for Life.

Por realiteti eshte shume me i rende se kaq!!

Ne dhjetor 2020 Akademia e Shkencave ne Studimin per Covidin te financuar nga Qeveria pohonte, qe 25% e popullsise ne nivel vendi e kishte kaluar Covidin pra mbi 700 mije qytetare ishin infektuar deri ne dhjetor 2020.

Ne fund te dhjetorit te 2020 shifrat e deklaruara nga vete Qeveria arrinin ne rreth 55 mije raste maksimumi.

Pra realiteti i vertete ishte qe me e pakta e numrit real te personave te infektuar ishte minimalisht 10- 14 here me i larte.

Pra numri real i te infektuarve me Covid ne Shqiperi eshte me e pakta 1 milion e 700 mije persona ndonese te gjitha projeksionet epidemiologjike mëtojne tek mbi 2 milion.

KONKLUZIONI!!

Qeveria ka rimbursuar 7183 persona nga rreth 1 milion e 700 mije te infektuar realisht.

Pra realisht ka rimbursuar ne rastin me te mire vetem 0.4% te te semureve, ose 236 here me pak te infektuar nga ata qe kane pasur nevoje realisht!

Ndersa sa i takon pagesave, shqiptaret paguan per Pandemine nga xhepat e tyre te varfer me shume se 150 milione euro, ndersa qeveria rimbursoi rreth 250 mije euro.

Pra qeveria rimbursoi 600 here me pak se sa eshte minimumi i nevojave per trajtim mjeksor te qytetareve shqiptare te infektuar nga Covid-i.

Mirenjohje per Shoqaten Together for Life.

Studimi i saj i hapi rrugen ketij debati kruçial per Pandemine dhe efektet e saj tronditese te saj ne Shqiperi si ne planin mjeksor ashtu edhe ate shoqeror, per shkak te lenies se saj nga qeveria ne meshire te fatit!