17 pacientë të tjerë fitojnë betejën me koronavirusin

290
Sigal

Dita nis me një lajm të mire nga spitalet Covid ku trajtohen të sëmurët me koronavirus në vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë pas mesnate lajmin e mirë se sot janë shëruar 17 pacientë, duke postuar edhe një foto nga pavijoni ku trajtohen të sëmurët.

Ndërkohë që në komunikimin e djeshëm paradite për mediat, teksa u raportua se numri i rasteve të të prekurve arriti në 409 u theksuar se “Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165”.