Formacionet zyrtare Skënderbeu-Dinamo, skuadrat përballen për “Final 4”

24
Sigal

Skënderbeu dhe Dinamo përballen sot në një duel direkt për një vend në “Final Four”, pasi të dy skuadrat në rast fitoreje mund të arrijnë katërshen e parë. Sfida e prapambetur e Superiores gjen dy skuadrat në pozita mëse komode në mesin e renditjes, por më synime tashmë për të shkuar mes më të mirëve.

Si Skënderbeu, ashtu edhe Dinamo, kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit që kanë luajtur dhe janë ndër ekipet më në formë për momentin ë kampionat, ndaj pritet në duel shumë i luftuar mes dy skuadrave që kanë një objektiv mëse të qartë për këtë duel.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Mateus, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Liço, Gerço, Rashica, Nikaj, Franklin.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Smaçi, Gudiabi, Lorran, Andoni, Vila, Zabërgja, Denison.
Trajner: Dritan Mehmeti.