Mariana Kondi feston ditëlindjen!

26
Sigal

Aktorja e mirënjohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun Mariana Kondi feston 63-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar për aktoren të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miq dhe të afërm.

Gjatë karrierës së saj aktorja ka interpretuar një serë rolesh në kinematografinë shqiptare, në të cilat ka spikatur për talentin e saj të padiskutueshëm.

Roli i saj më i fundit është ai në filmin “2 Gishtë Mjaltë”. Ajo është mamaja e personazhit kryesor në film, konkretisht Ermalit, dhe duhet thënë se humori, mimikat, gjithçka që aktorja kishte në rol ishte realizuar më së miri dhe në përsosmëri.

Image

Kujtojmë që Mariana Kondi është dekoruar nga ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin, “Mjeshtër i Madh”, duke shënuar në këtë mënyrë një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e artistes.