Kur është koha më e përshtatshme për të konsumuar mëngjesin?

110
Sigal

Ekspertët pajtohen se mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm. Ju siguron energjinë që ju nevojitet për ditën, zvogëlon ndjenjën e urisë, rrezikun e zhvillimit të obezitetit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

E gjithë kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani sapo të hapni sytë. Nëse jeni të uritur pikërisht në mëngjes, atëherë sigurohuni që të hani, por nëse nuk jeni, është më mirë që të prisni.

Kur është koha më e mirë për të ngrënë?

Ekspertët pajtohen që vakti i parë duhet të hahet rreth orës 9 ose 10 të mëngjesit. Nëse zgjoheni në 7, hani mëngjes në 10, hani drekë në 14:00 dhe darkoni rreth orës 17:00 ose 18:00, kjo është mirë. Por nëse keni mëngjes në mesditë dhe keni kohë për vetëm një vakt më shumë gjatë ditës, kjo do të thotë të anashkaloni vaktet. Ju duhet të hani të paktën çdo katër orë, shpjegoi dietologia Sandra Arevalo nga Shoqata Amerikane e Diabetit. Si të balanconi një vakt?

Këshillohet që të hani rreth 10 gramë proteina (kos grek ose dy vezë) që të ndiheni të ngopur. Shmangni proshutën dhe ushqimet e tjera të përpunuara. Dhe në fillim të ditës, sigurohuni t’i kushtoni vëmendje marrjes së fibrave për një ndjenjë të ngopjes dhe tretje të shëndetshme (fruta, perime, drithëra).

Sugjerime për ushqime të shëndetshme dhe çfarë të mos hani

Për ta bërë vaktin e parë të shëndetshëm, është mirë të hani këto kombinime: kos grek me arra ose fruta, vezë të fërguara me disa perime ose një “smoothie” jeshile për shembull me gjalpë arrash. Është edhe më e rëndësishme që të mos e konsumoni për mëngjes – ëmbëlsira, çokollatë apo kafe sepse do t’ju ngrejë energjinë dhe do ta ulë atë papritur!

A është problem nxitimi?

Nxitimi i mëngjesit është një problem i vërtetë për shumëkënd, dhe fajtori më i madh është ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme dhe të shpejta ose nga ana tjetër – mosngrënia fare e mëngjesit. Me pak vullnet të mirë dhe kohë minimale, mund të përgatisni mëngjesin një natë më parë.

Vezët mund t’i rrihni me kripë dhe piper dhe t’i lini në frigorifer. Prisni frutat ose përgatisni arra për kos në mëngjes, një ushqim tjetër që mund të jetë ndihmesë është edhe bollguri. Ngrini përbërësit për “smoothie”-n tuaj të preferuar dhe thjesht përzieni në mëngjes.