Formacionet zyrtare/ Liverpooli me të gjithë yjet në duelin për “jetë a vdekje”

515
Sigal

Liverpooli do të zbresë pas pak minutash për të luajtur një ndeshje jetike ndaj Salzburgut në transfertë. Skuadra e Klopp duhet të evitojë humbjen në këtë ndeshje, pasi në të kundërt mund ta shoh veten të eliminuar që në fazën e grupeve.

Skuadra austriake ndërkohë mund të kualifikohet me një fitore mbrëmjen e sotme, teksa do të mbështetet te sulmuesi i talentuar Haaland. Në krahu tjetër “The Reds” do të zbresin në fushë me trinomin Salah-Firmino dhe Mane.