Flet Altin Lala, ish-mesfushor i Kombëtares: Përsëri humbëm 0-1. Me Suedinë luajtëm mirë, na mungoi goli dhe fati

15

MIQËSORJA/ Përsëri humbëm 0-1, flet për “Telegraf” Altin Lala, ish-mesfushor i Kombëtares

Sigal

 

Agron Kaja

Ndeshja ishte me ulje e ngjitje, ku në 20 minutat e para ishim në presion e më pas e vendosëm ekuilibrin. Broja dha shkëndija pozitive se mund të bëjë diferencën në Kombëtaren tonë, u zëvendësua, sepse lodhja u ndje në këmbët e tij.

Dje ishte një mbrëmje e mirë për Kombëtaren tonë, edhe pse e humbi miqësoren me Suedinë. Por, krahasuar me ndeshjen e luajtur tri ditë më parë me Kilin, skuadra u shfaq më ndryshe, edhe pse sipas ish-mesfushorit të Kombëtares sonë, Altin Lala, pati ulje e ngritje. Për gazetën “Telegraf” lala deklaroi mbrëmë pas ndeshjes se kishim momente të mira që mund të merrnim më shumë në rezultat. “Ndeshja ishte me ulje e ngjitje, ku në 20 minutat e para ishim në presion e më pas e vendosëm ekiuilibrin. Kishim edhe momente të tjera ku duhet të kishim shënuar, por nuk na u akordua një penallti e pastër, sepse mbrojtësi suedez pati kontakt të dukshëm me Brojën brenda zonës. Pra, në pjesën e parë e nisëm ngadalë dhe e barazpeshuam lojën, por fati dhe arbitri na mohuan golin”, kështu e nisi bisedën Altin Lala, i cili për pjesën e dytë e deri në fund, theksoi se skuadra e nisi dhe e mbylli mirë, edhe pse raste shënimi iu shfaqën. “Goli për Suedinë në pjesën e dytë mua m’u duk i dyshimtë, por në të tilla sfida nuk ka system VAR që ta analizjë gabimin e arbitrit kryesor. E nisëm mirë 45 minutshin e dytë dhe në 30 minutat e para duhet të kishim barazuar, sepse ishim superior ndaj kundërshtarit në organizim, por jo në finalizim. Broja dha shkëndija pozitive se mund të bëjë diferencën në Kombëtaren tonë, edhe pse u zëvendësua sepse lodhja u ndje në këmbët e tij. Zëvendësimet u bënë të sakta, nga ku u dallua se trajneri Silvinjo kërkontë rezultatin e barabartë”. Po kush spikati në këtë miqësore nga skuadra jonë Kombëtare? Altin Lala mendon se në tërësi ekipi luajti mirë. “Nëse e krahasojmë me ndeshjen ndaj Kilit, mbrëmë në Suedi e gjithë skuadra luajti mirë. Mendoj se Asllani, Bajrami e Gjimshiti e bënë diferencën, ndërkohë që Broja tregoi se do jetë një pikë e fortë për Kombëtaren tonë në Kampionatin Europian”. E duke u ndalur te Europiani ku Shqipëria do të marrë pjesë në G\Gjermani 2024”, Lala theksoi se nga këta elementë do të dalë grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë event të madh europian. “Duke ju referuar dy ndeshjeve miqësore që zhvilluam në këto tri ditë të marsit 2024, unë mendoj se nga ky grup do të dalin futbollistët që do na përfaqësojnë në Kampionatin Europian në Gjermani. Vend për ndryshime ka, por dy ndeshjet miqësore në muajin qershor me Litehshteinin dhe Azerbaixhanin do ta bëjnë edhe më të qartë grupin e lojtarëve titullarë, dhe alternativave të tjera”, ishte kjo biseda me Altin Lalën dhënë mbrëmë për gazetën “Telegraf”, menjëherë pas ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri 1-0.

 

Shqipëria

Loja e skuadrës sonë Kombëtare nisi me emocion, por pas minutës së 20-të e deri në fund luajtëm si të barabartë. Na mungoi goli dhe fati, ndërkohë që të gjithë futbollistët e aktivizuar treguan stabilitet për vazhdimësinë e mirë.

Skuadra suedeze tregoi se e kishte vlerësuar këtë miqësore ndaj Shqipërisë dhe ishte në maksimumin e saj më të mirë. Fitoi me një gol të evitueshëm, por nuk bëri diferencën ndaj Shqipërisë, sidomos në pjesën e dytë ku duhej të ndëshkohej

 

E hënë, 25 mars 2024, ora 19:00, ndeshje miqësore në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, Suedi

SUEDI-SHQIPËRI  1 – 0

Shënues: Nilsson 62’  

SUEDIA (1-4-2-3-1): Olsen; Kraft (Vahlqvist 86’), Starfielt (Hien 89’), Lindelof, Augustinson (Saletros 64’); S. Olson, Sam. Gustafson (Gudmusson 64’); Kulusevski, Isak, Forsberg (Svanberg 63’); Nilson (Elanga 77’). Trajner: Jon Dal Tomason

SHQIPËRIA (1-4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj 74’), Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani (Muçi 83’), Asllani, Laçi (Bare 72’); Bajrami (Hoxha 77’), Asani (Muçolli 83’), Broja (Cikalleshi 77’). Trajner: Silvinjo

Arbitra: Kryesor: Marsel Birsan; Asistentë: Sebastian Georgeu, George Unacsu (Rumani)

Kartonë të verdhë: Kulusevski 52’/ Mitaj 51’, Gjimshiti 88’

Kartonë të kuq: Nuk ka

Shikues: 19 mijë

NDESHJET ME SUEDINË

Datë 05.11.1988

Kampionati Botëror

Shqipëri-Suedi      1-2

Datë 08.10.1989

Kampionati Botëror

Suedi-Shqipëri      3-1

Datë 18.02.2004

Ndeshje Miqësore

Suedi-Shqipëri      2-1

Datë 06.09.2008

Kampionati Botëror

Shqipëri-Suedi      2-1

Datë 14.10.2009

Kampionati Botëror

Suedi-Shqipëri      4-1

Datë 25.03.2024

Ndeshje Miqësore

Suedi-Shqipëri      1-0

BILANCI

Nd 6, F 4, B 1, H 1, G 11:5

 

BASTET SUEDI-SHQIPËRI

1=1.36     X=4.75     2=7.50

Kompanitë e basteve kishin si favorit absolut kombëtaren suedeze, duke e kuotuar me koefiçientin 1.36 fitoren. Barazimi u kuotua me koefiçientin 4.75, ndërsa fitorja e kuqezinjve kishte kuotën 7.50.

PRAG “EURO 2024”

NDESHJET MIQËSORE

JANË LUAJTUR

E premte, 22 mars 2024

Shqipëri-Kili                   0-3

Stadiumi “Ennio Tardini”

Në Parma, Itali

E hënë, 25 mars 2024

Suedi-Shqipëri                1-0

Stadiumi “Friends Arena”

Në Stokholm, Suedi

 

SHQIPËRIA NË “EURO 2024”

NDESHJET/ GRUPI B

E shtunë, 15 qershor 2024

Itali-Shqipëri        21:00

Në “BVB Stadion Dortmund”

E martë, 19 qershor 2024

Kroaci-Shqipëri    15:00

Në “Volksparkstad Hamburg”

E dielë, 24 qershor 2024

Shqipëri-Spanjë    21:00

Në “Dusseldorf Arena”