Mbledhja e 17-qershorit, vendimet e mundshme që mund të marrë Ekzekutivi i UEFA-s për fatet e Kupave të Europës

295
Sigal

E ardhmja e veprimtarive europiane mbetet ende “sub judice”. Do të jetë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që më 17 qershor do të marrë vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e futbollit në kontinent dhe në veçanti për vijueshmërinë e Champions League dhe Europa League.

Ndonëse ende nuk ështe zyrtrare, Stambolli pritet të mos jetë shtëpia e finales së Champions League. Duhej të ishte luajtur më 30 maj dhe për momentin është zhvendosur më 29 gusht, ndonëse ka një mundësi që ndeshja më e rëndësishme e futbollit për klube të luhet gjashtë ditë më herët, më 23 gusht.

Champions Europa

Pritet të ndryshohet formati, ku një nga skenarët që po diskutohet është një final-eight në një qytet të vetëm, një për çdo veprimtari. Champions mund të luhet në Lisbonë, që në KE të UEFA-s mbetet opsioni i parapëlqyer në krahasim me Spanjën apo Gjermaninë. çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja me një ndeshje të vetme të gjitha në të njëjtin qytet, ku mund të luhet mes stadiumeve të Sportingut dhe Benfikës. Ajo që luan një rol të madh në këtë çështje është fakti se në finale nuk mund të jetë asnjë klub portugez pasi janë eliminuar.

Estadio Da Luz

Po Europa League? Gdansku në Poloni ishte qyteti i zgjedhur për finalen e 27 majit, por tani sytë janë kthyer nga Gjermania me stadiumin e Shalke 04 ose të Frankfurtit. Një skenar i vlerësuar është dhe ai i final-eight në një qytet të vetëm dhe Komiteti Ekzekutiv duket se ka ndërmend ta vlerësojë këtë mundësi. Data e finales mund të jetë 21 gushti.

Tifozet Psg

Po për tifozët? Asnjë nuk është vendosur ende. Ideja e UEFA-s është që të vijojë punën për të rihapur stadiumet dhe për tifozët. Ekzekutivi në mbledhjen e 17 qershorit mund të parashikojë edhe këtë rrugë, e cila natyrisht do të varet nga kurba e infektimit. Duke respektuar normat e sigurisë, mbrojtjen dhe kujdesin për tifozët, qëllimi është ai i hapjes së një pjese të vendeve në tribuna për tifozët.

Një tjetër temë shumë e ngutshme është ajo e paraleiminatoreve të Kupave të Europës të parashikuara gjitashtu në muajin gusht.