Firmos Ashraf Hakimi, trajneri Konte i gëzohet goditjes së parë të merkatos!

92

Dita e parë si zikaltër për Ashraf Hakimin. Marokeni ka zbarkuar paraditen e sotme në Milano dhe pas dreke ka përfunduar vizitat mjekësore ndërsa pasdite ka kryer testet e fundit përpara se të shkojë në selinë e Interit për të firmosur kontratën e rej 5-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon. Klubi zikaltër do të derdhë në arkat e Real Madridit 40 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh. Antonio Konte është i kënaqur. Operacioni blic i Bepe Marotës i ka sjellë në skuadër këmbëshpejtin e Bundesligës që ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 10 asiste. Tani mungon vetëm zyrtarizimi, por e bardha në të zezë është hedhur. Hakimi është lojtar i Interit.