“Nga Inter u largova prej Ronaldos, nuk mund ta pranoja…!”

516
Sigal
Ish-trajneri i Inter, Mircea Lucescu në një intervistë dhënë për “Revista 11”, mes të tjerave ka zbuluar disa detaje pikane në lidhje me largimin e tij nga zikaltërit, sikurse dhe për marrëdhënien me fenomenin, Ronaldo. “Moratti kishte një fiksim me numrat 10, në fakt në skuadër kishim katër të tillë në atë kohë. Ishte e pamundur që të aktivizoheshin që të gjithë. Më pas ai më tha se isha i vetmi që kisha kuptuar Roberto Baggion, dhe se isha trajneri i tij i preferuar. Interi shënoi 25 gola në pesë ndeshje në shtëpi, luanim një futboll shumë sulmues. Por në gazeta lexohej se do të vinte Lippi në vendin tim në fund të sezonit. Atëherë bëra një hap pas, nuk ishte Moratti që më shkarkoi. Isha në New York dhe folëm në telefon, i komunikova vendimin tim. Atëherë Inter mori Hodgson deri kur erdhi Lippi”, tregoi Lucescu.
“Isha i befasuar nga personaliteti i disa futbollistëve. Për shembull nuk duhej të kisha pranuar atë që bënte Ronaldo. Qëndronte zgjuar deri vonë natën dhe e dinin të gjithë, por askush nuk bënte asgjë. Kishte një marrëdhënie speciale me presidentin, që e admironte shumë. Për këtë u largova. Në Champions League kundër Manchester United hoqa Ronaldon për të aktivizuar Ventolan, donte të luante por nuk stërvitej. Kështu që ai shkoi direkt te dhomat e zhveshjes, më pas në aeroport për të shkuar në Brazil, shkruan telesport. Drejtuesit e klubit më thanë se presidenti i’a lejonte sepse kishte të ëmën sëmurë. Më pas, gjatë karnavaleve u rikthye sërish në Rio. Ishte gjithsesi një kënaqësi ta shihje të luante, një kënaqësi absolute”, rrëfeu ish-trajneri i Inter.
NOA