Njësoj si me ‘Bild’/ ‘Bolton detyron Ramën të tërheqë padinë ndaj Ramush Haradinajt’

364
Sigal

Ish këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton detyron Edi Ramën të tërheqë padinë ndaj kreut të AAK në Kosovë, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, “deklarata e Ramës pas bisedës me Bolton dhe deklarata e ambasadorit Grenell për projektin në fjalë si projekt që mbështetej nga Bolton, e dërrmoi Ramën dhe thuhet se avoketërit i thanë si në rastin e padisë ndaj Bild se je i pashpresë. Ndaj dhe Rama i dërrmuar vendosi të terheqë padinë”.

Postimi i plotë i Berishës:

Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj. Terheqja eshte identike si ajo ndaj gazetes gjermane Bild. Miq, ne nje rast te pashembullt ne historine planetare te marredhenieve midis dy vendeve, Edvin Kristaq Zografi bis do padiste ne gjykate kryeministrin e Kosoves per akuza gjoja te paqena te shkembimit te territorit. Rama ndermori kete akt pasi deshtoi perpjekja e Vuçiçit dhe argateve te tij per ta akuzuar me dokumenta ta fabrikuara Kryeministrin e Kosoves dhe hequr qafe ate si faktor kryesor qe po pengonte zbatimin e projektit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves me projektin e “shkembimit te territoreve”. Por deklarata e Rames pas bisedes me Bolton dhe deklarata e ambasadorit Grenell per projektin ne fjale si projekt qe mbeshtetej nga Bolton, e derrmoi Ramen dhe thuhet se avoketerit i thane si ne rastin e padise ndaj Bild se je i pashprese. Ndaj dhe Rama i derrmuar vendosi te terheq padine.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z Berisha, terheqja e Rames nga padia per Ramushin eshte thjeshte perpjekje per te shpetuar nga humbja e sigurt e gjygjit.
Deklarata e Grenell se ideja e shkembimit te teritoreve eshte e Bolton e ka nxjerre zbuluar Edi Ramen i cili vazhdimisht ka deklaruar madje dhe publikisht se ka pasur diskutime me Bolton per Kosoven
Kjo eshte deklarata e Grenell qe do ishte prove e pakundershtueshme ne gjykate per Haradinajn
“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”– është shprehur Grenell. Kjo eshte deklarata e Rames qe sqaron se ka qene mbeshtetes i idese per shkembim teritoresh “Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruante Rama në Twitter. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në padinë 30 faqëshe të publikuar nga “Betimi për Drejtësi” pretendonte se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuara në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Betimi për drejtësi. “Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360 gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”. Padia e Ramës arriti edhe kulmin më të ulët të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, ndërsa një ditë më parë, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, u refuzua nga ish kryeministri dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj.