FIFA zbulon planin e ndihmës për koronavirusin, ja sa do të përfitojë FSHF

363
Sigal

Pandemia që ka goditur botën ka prekur jo pak edhe industrinë e futbollit, që po has vështirësi financiare për shkak se aktiviteti është ndërprerë dhe se nuk ka arkëtime as nga biletat, të drejtat tv dhe marketingu. Pikërisht për këtë arsye, ashtu si kishte paralajmëruar presidenti Gianni Infantino, FIFA së fundmi ka vendosur të zbresë në fushë në ndihmë të federatave.

Një “Plan Marshall” i detajuar, me 150 milione euro euro që do t’u shpërndahen në mënyrë të barabartë 211 federatave të qeverisë së futbollit.

“Pandemia ka prodhuar një sfidë të paparë për gjithë komunitetin e futbollit dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që kanë nevojë. Do të fillojmë duke ofruar ndihmë të menjëhershme për Federatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi serioze”, ishte diskutimi i Infantinos.

Me këtë buxhet të vendosur nga qeveria botërore e futbollit, Federata Shqiptare do të përfitojë rreth 500 mijë euro, që do të jepen me këste të ndryshme periodike. Një shumë që do të ndihmojë jo pak klubet në nevojë dhe sidomos kategorinë më të prekur, të rinjtë dhe akademitë.

Detyrimet dhe përgjegjësitë standarde në lidhje me përdorimin e këtyre fondeve siç përshkruhen nga Rregullorja e “Forëard 2.0” mbeten plotësisht të zbatueshme dhe do t’i nënshtrohen procesit standard të auditimit dhe raportimit.