Sigal

Në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Presidenti i Republikës z Ilir Meta vlerësoi figura të shquara të klubit “Skënderbeu” në futboll dhe në disiplina të tjera , njëherazi personalitete të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: atleten e shquar dhe kampionen e Evropës, Pavlina Evro, futbollistin Teodor Vaso, atletin dhe trajnerin e paharruar Piro Kasati (pas vdekjes) dhe mbrojtësin Koço Dinella. Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti i Republikës çmoi (pas vdekjes) basketbollistet Zamira Koleci, e Tamara Nikolla dhe futbollistin Dhimitër Xhambazi

Presidenti do të vlerësonte me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ekipin legjendar të Partizanit në basketboll për meshkuj, atij ekipi të madh të vitit 1968. Në të njëjtën ceremoni Presidenti I ka dhënë titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, edhe trajnerin e jashtëzakonshëm, z.Astrit Greva