Ajax fiton në Londër me golin e Van de Beek, me një këmbë në finale

545
Sigal

Ajaxi është shumë pranë kualifikimit në finalen e Champions Leagues.

Skuadra nga Amsterdami ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues kundër Tottenhamit.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Donny van de Beek i cili finalizoi aksionin e bukur të “yjeve” holandezë që mposhtën me lehtësi skuadrën britanike.

Miqtë ishin shumë pranë dyfishimit të rezultatit ku në minutën e 78’ Neres godet me të majtën nga brenda zone,  por vetëm shtylla i shpëton vendasit.

Hugo Lloris e kishte të pamundur duke shoqëruar topin vetëm me sy.

Skuadra e drejtuar nga Pochettino vuajti mungesat e shumta të disa lojtarëvë kryesorë të skuadrës duke nisur nga Harry Kane për të përfunduar tek Heung-Min Son.

Pas humbjes lojtarët vendas u largua kokë ulur nga stadiumi i Londrës.