Ndërron jetë një tjetër pacient me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

347
Sigal

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe një tjetër viktimë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili ishte shtruar në Klinikën infektive në Shkup, më 21 prill.

Me këtë viktimë, numri i përgjithshëm i tyre në Maqedoninë e Veriut arrin në 57. Shumica e tyre janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Strugë.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 26 persona të infektuar me koronavirus nga 408 teste të kryera, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,326.

Numri i personave të shëruar gjatë orëve të fundit është 36,  shifër kjo më e lartë se numri i të infektuarve dhe që, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, flet për dobësimin e virusit.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë të shëruar 337 persona, ndërsa janë 932 të sëmurë aktivë.